BLI ONLINE DHE KURSE!
BLI ONLINE DHE KURSE!
21.05.2024.

JU PREZANTOJMË ME KOLEKSIONET E REJA NË SPORT REALITY

Është koha e duhur për të rifreskuar garderobën tuaj me produkte të reja tërheqëse dhe mbi të gjitha komode nga koleksioni i ri Sport Reality dhe të përgatiteni për këtë mes sezoni.


KOMBINIM KRONOS PASTEL PËR FEMRA

Ditët me diell zgjojnë tek të gjithë ne dëshirën për të përmirësuar stilin tonë me ngjyra të ndezura. Kombinaaimi tuta Kronos në nuancën e rozës pastel, janë ideale për femrat që pëlqejnë tonet pastel. Së bashku me këtë kombinim ju rekomandojmë atletet Kronos Carissa nga koleksioni i ri për femra, të cilat do të plotësojnë në mënyrë të përkryer stilin tuaj.
 

 

PËR BESNKIKËT E KLASIKES – KOMBINIM LOTTO NGA KOLEKSIONI I RI I FEMRAVE


Nga ana tjetër, për femrat që duan modelet klasike, një kombinim i tutave në ngjyrë të zezë aështë gjithmonë një 'must'.


Nga koleksioni i ri për femra veçojmë Lotto Blockco me mbyllje me zinxhir, të kompletuar me pjesën e poshtme të tutave nga i njëjti koleksion. Ky kombinim ndjek linjën e trupit duke garantuar rehati dhe ne e rekomandojmë si pjesë të detyrueshme të garderobës tuaj këtë pranverë. Me këto tuta, ju mund të kombinoni lehtësisht atletet Lotto Madit - dhe të shijoni shëtitjet dhe flladin pranveror.
 

 

UNDER ARMOUR – KOMBINIM PËR MESHKUJ QË PREFEROJNË TË KAPURINË


Për meshkujt e guximshëm, të cilët nuk kanë frikë të dalin nga zona e tyre e rehatisë, këtë sezon nxjerrim në pah kombinimin Under Armour KNIT në ngjyrë ulliri. Detajet e zeza e bëjnë këtë pjesë të poshtme më tërheqëse për t’u kombinuar – ndaj nëse vendosni t’i vishni këto dy veshje bashkë ose veçmas si pjesë të veçanta – sigurohuni që përveç estetikës, edhe stili juaj do të jetë i mbushur me komoditet të plotë.
 

KOMBINIM LOTO PËR MESHKUJ - KOMODITET DHE EFEKTIVITET


Pjesa dërrmuese e meshkujve preferojnë të zgjedhin tuta të zeza, dhe ne ju prezantojmë një model të rehatshëm dhe cilësor nga koleksioni i ri Lotto - Tutat Lotto Blocco me llastik në pjesën e fundore të këmbëve. Nga i njëjti koleksion veçojmë edhe hoodien Lotto Blocco në ngjyrën jeshile dhe të bardhë, të cilat i japin një prekje të veçantë këtij kombinimi.


Nëse shtojmë atletet Lotto NATE 2, ngjyra e të cilave përputhet në mënyrë perfekte me hoodien, ju do të keni një kombinim trendi për këtë sezon. Ju lëmë të shikoni vetë për cilësinë dhe komoditetin e këtyre kombinimeve.
 

 

Zbuloni këto dhe shumë të tjera nga koleksioni i ri për meshkuj dhe femra në dyqanin më të afërt Sport Reality ose online.