BLI ONLINE DHE KURSE!
BLI ONLINE DHE KURSE!
07.07.2022.

Ju prezantojmë më të preferuarat nga koleksioni më i fundit

Më në fund erdhi moti i mirë që të gjithë prisnim. Është koha për t'i thënë lamtumirë veshjeve të dimrit dhe për të shijuar kombinime e lehta dhe të lëmuara verore.

Sport Reality ju prezanton një koleksion të ri veror. Prej sezonesh kemi dëgjuar dëshirat tuaja dhe jemi kujdesur që këtë verë pjesët tona të preferuara nga markat me famë botërore të gjenden në ofertën tonë.

Si gjithmonë, ka bluza, pantallona të shkurtra, atlete, fustane sportive, xhup, funde apo dhe tuta – të cilat mund t’i kombinoni lehtësisht me pjesën tjetër të garderobës tuaj dhe t’i shijoni në momente relaksi.

Më poshtë veçojmë të preferuarat tona nga koleksioni më i fundit veror që mund t'i provoni në dyqanet tona ose t'i porosisni online.

T-SHIRTS VERORE PËR MESHKUJ

Ngjyrat verore, pambuku dhe materialet e lehtajanë kriteret bazë kur zgjidhni bluzat me mëngë të shkurtra, të cilat janë pjesë e pazëvendësueshme e kombinimeve gjatë verës. Përveç modeleve klasike, të cilat sigurisht janë zgjedhja më e zakonshme e meshkujve – këtë sezon veçojmë bluzat me ngjyra verore. Futini ngjyrat në edicionet tuaja të përditshme dhe jemi të sigurt që stili juaj nuk do të kalojë pa u vënë re.

Të preferuarat tona janë të kombinueshme për çdo stil që gjendet në garderobën tuaj. Sigurisht, kombinimi me i sigurt dhe i thjeshtë është përmes pantallonave të shkurtra, funde, tuta apo xhinse klasike.

Ofertën e plotë të bluzave me mëngë të shkurtra për meshkuj e gjeni këtu.

FUSTANE FEMRASH PËR DITËT E NXEHTA TË VERËS

Kjo verë sigurisht që na premton ditë të ngrohta me temperatura të larta. Më në fund mund të vishni fustane pambuku të lehta, të markave me famë botërore në të dyja ngjyrat goditëse dhe klasike – të bardha dhe të zeza. Janë ideale dhe të lehta për t'u kombinuar dhe për këtë arsye janë ndër të preferuarat tona. Zgjidhni fustanin sportiv tuaj të preferuar , të përbëra me materiale që do t'i bëjnë ditët tuaja të ngrohta shumë më të këndshme.

SHAPKAT E PREFERUARA PËR MESHKUJ

Këtë verë, mos humbisni një përzgjedhje të madhe të shapkave për meshkuj të cilat do t’ju plotësojnë veshjen– pavarësisht nëse preferoni ngjyra neutrale apo dizajne me kombinime ngjyrash verore. Qoftë nëse I vishni në pishinë, plazh apo aktivitete të lira, relaksuese – jemi të sigurt që do të shijoni prakticitetin dhe komoditetin e shapkave që janë pjesë e ofertës më aktuale. Mund t'i gjeni në dyqanet tona ose t'i porosisni online, sepse kjo verë sapo ka filluar.

SHAPKAT E PREFERUARA PËR FEMRA

Zonjusha, ne po bëjmë një mision të vështirë këtë verë. Si të zgjidhni vetëm një palë shapka nga koleksioni ynë më i fundit? E zezë, e bardhë, pastel apo dizanje me harqe, 3 vija ose swoosh - zgjedhja varet nga ju. Shumëngjyrëshe ose uniforme, me ose pa detaje – cilado palë shapka femrash të zgjidhni – do të përshtaten me stilin tuaj dhe nuk do të gaboni.

Këto janë të preferuarat tona për këtë sezon dhe ju ndjeheni të lirë të zgjidhni të preferuarën tuaj (ose më shumë, nëse e keni të vështirë t'i rezistoni vetëm një herë).

Oferta e plotë verore gjendet në raftet e dyqaneve Sport Reality. Mund ta shikoni në më të afërtin ose ta porosisni online.

 

Ekipi Sport Reality