BLI ONLINE DHE KURSE!
BLI ONLINE DHE KURSE!
09.06.2022.

WE ARE ONLINE NOW!

Jeni gati për festë? Sport Reality feston hapjen e dyqanit të tij më të ri, i cili është ai ONLINE. Tashmë në website do të gjeni çdo gjë që kërkoni, të azhornuar në kohë reale dhe ne kemi përgatitur surpriza të mëdha për klientët tanë besnikë, të cilave nuk do t'i rezistoni dot.

Vetëm online nga data 09.06.2022 deri më datë 19.06.2022 do të përfitoni 20% ULJE në Koleksionin e Ri Veror 2022.

Sport Reality është shndërruar në një zinxhir të shitjes me pakicë të veshjeve sportive në të gjithë Shqipërinë. Gjatë 6 viteve të ekzistencës së tij, koncepti është bërë i njohur me ofertën e veshjeve dhe atleteve sportive për të gjithë familjen. Markat e njohura si: Nike, adidas, Puma, Reebok, Skechers, Sergio Tacchini, Lotto, Londsdale etj. dhe raporti i shkëlqyer çmim-cilësi janë ato që tërheqin klientët. Përveçse tashmë do të gjeni gjithçka ONLINE, Sport Reality shtrihet edhe në pikat fizike në: TEG, QTU, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Korçë.

Nga viti në vit numri i dyqaneve fizike është në rritje dhe në periudhën e ardhshme planifikohet zgjerim akoma më i madh.

"Ne kemi vite pune të suksesshme pas nesh. Ne u përpoqëm të përmbushim qëllimin që i kemi vënë vetes në hapjen e dyqanit të parë, dhe besojmë se kemi përmbushur edhe pritshmëritë e klientëve tanë. Ne përpiqemi çdo ditë të përmirësojmë punën tonë. të ndjekim risitë dhe trendet aktuale, si dhe t'u mundësojmë klientëve tanë të kompletohen me veshje sportive me çmimet më të mira përmes ofertave të ndryshme.Shpresojmë që viti 2022 të jetë i suksesshëm për të gjithë”, tha Sport Reality.

Shikoni një pjesë të ofertës në faqen tone online: duke klikuar KËTU.