MBROJTJA E PRIVATËSISË SË TË DHËNAVE

Në emër të grupit Sport Vision ne angazhohemi për të ruajtur privatsinë e të gjithë klientëve tanë.

Ne mbledhim vetëm të dhënat e domosdoshme për blerësit (përdoruesit) dhe të dhënat e nevojshme për funksionimin dhe informimin e përdoruesve me qëllim ofrimin e  një shërbimi cilësor. Ne u japim blerësve mundësinë për të zgjedhur, duke përfshirë mundësinë për të vendosur nëse ata dëshirojnë apo jo të largohen nga lista e të kontaktuarve me e-mail. Të gjitha të dhënat për blerësit/ përdoruesit mbahen në mënyrë serioze dhe janë në dispozicion vetëm për të punësuarit, të cilëve këto të dhëna u nevojiten për kryerjen e aktiviteteve sipas rregullave përkatëse.

Të gjithë punonjësit e kompanisë Sport Vision janë përgjegjës për t'iu bindur parimeve të mbrojtjes së privatësisë. Ne nuk angazhohemi as për të përdorur të dhënat e mbledhura për qëllime të tjera, as për t'i përcjellë ato personave të tretë.

Përveç të dhënave të deklaruara, mbledhim, analizojmë dhe përpunojmë të dhëna për produktet që kërkojnë dhe blejnë vizitorët tanë, si edhe për faqet që vizitojnë ata. Ne përdorim ato të dhëna për të përmirësuar shërbimin dhe për te lehtësuar përdorimin.

Sportvision.al përdor ‘cookies’ në mënyrë që të ndihmojë përdoruesit për të rregulluar përdorimin e internetit për nevojat e tyre. ‘Cookie’ është skedar tekstual, i cili vendoset në hard diskun e kompjuterit të përdoruesit nga web server. ‘Cookies’ nuk mund të përdoren për të filluar programin ose për të dërguar virus në kompjuterin e përdoruesit. Ato janë thjesht të caktuara për përdoruesit dhe mund të lexohen vetëm nga web server-i në domain-in, i cili i ka dërguar tek ju. Një nga qëllimet themelore të ‘cookies’ është thjeshtimi i përdorimit, gjë që do të kursejë kohën tuaj.

MIRATIMI DHE NDRYSHIMI I TERMAVE

Përdorimi i shërbimeve tona nënkupton se përdoruesit kanë dhënë pëlqimin e tyre mbi termat e deklaruara të përdorimit. Sportvision.al angazhohet t'i bindet të gjitha deklaratave, dhe, të gjitha ndryshimet eventuale të kushteve do të bëhen të vlefshme pasi të jenë të postuara në këtë faqe interneti dhe të njoftohet me e-mail çdo përdorues i rregjistruar.